• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Organizatat joqeveritare: Qeveria nuk ka marrë me seriozitet trajtimin e krimeve të luftës

V E nga V E
17 July 2021
në KRYESORE
0 0
0
Organizatat joqeveritare: Qeveria nuk ka marrë me seriozitet trajtimin e krimeve të luftës
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e numrit të prokurorëve si dhe angazhimi i institucioneve të vendit karshi hetimit të krimeve të luftës po konsiderohet si veprime të menjëhershëm që duhet të marrin institucionet. Përderisa gjykata janë duke u marre me vetëm 10 raste të kësaj natyre.

Sipas organizatave joqeveritare që merren me këto çështje, institucionet e Kosovës ende nuk janë duke e marrë me seriozitet trajtimin e krimeve të luftës.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti në një intervistë për Ekonomia Online tha se për çështjen e krimeve të luftës, duhet të ketë një numër më të madh dhe angazhim më të fuqishëm prokurorëve dhe të rriten kapacitetet në fushën profesionale.

“Po fakti që asnjëherë ky ndëshkimi i krimeve të luftës nuk ka qenë prioritet edhe fakti që krimet e luftës në një kohë janë administratuar nga OKB dhe më pastaj nga departamenti i veçantë i EULEX-it e krejt së voni nga institucionet e Kosovës flet se edhe dëshmitë e marra në mekanizmat ndërkombëtarë janë tretur dhe janë humbur dhe nuk kanë mundur të procedohen, dhe së fundi i kemi institucionet e Kosovës që me kapacitete kanë qenë të kufizuar së fundmi është shtuar numri i prokurorëve mirëpo duhet të rriten kapacitetet në fushën profesionale”.

E sa i përket ndëshkimit të krimeve që janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rushiti thotë se duke shikuar në tërësi janë të pandëshkuara, derisa përmend vetëm raste individuale të cilat janë ndëshkuar.

“Krimet e luftës në tërësi janë të pandëshkuara dhe ka vetëm raste individuale që kanë arrit disa prej tyre me depërtua edhe me marr ndonjë dënim, por Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet t’i japin janë prioritet të veçantë ndëshkimit dhe krimeve të luftës për faktin se që drejtësia për viktimat ka shumë domethënie dhe nuk mund të qetësohen personat që kanë përjetuar krime gjatë luftës dhe të mos ndëshkohen nga institucionet tona”.

Ajo për EO ka folur edhe për dënimin prej 10 vitesh të Zoran Vukotiq, i cili më 22 maj të 1999 në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore si dhe me paralimitarët serbë në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike.

Rushiti, thotë se ky është dënimi i parë nga institucionet e vendit, derisa e ka quajtur historik, mirëpo ajo thotë se do t’i drejtohen Apelit për rritje të masës së dënimit.

“Dënimi nuk është statisfkacion për neve si organizatë por në veçanti për të mbijetuarën por edhe të tjerët që kanë mbijetuar krime, por megjithatë na gëzon fakti se për herët të parë Gjykata Themelore e Kosovës kanë marr një vendim të parë dhe e kemi quajtur vendim historik dhe ka arrit me u ndëshkua një person i cili ka qenë i involvuar në krim e dhunim gjatë luftës dhe ne duhet ta quajmë si zhvillim pozitiv mirëpo nuk na kënaq fakti dhe jemi duke punuar me prokurorinë që rasti të apelohet në Gjykatën e Apelit për zgjatjen e dënimit pasi 10 vjet karshi përmasave traumatike”.

“…por ne gjithmonë pretendojmë te dënimi maksimal i mundshëm dhe është vendim i gjykatës pastaj se sa e përcakton lartësinë dënimit, mirëpo dënimi prej 10 vitesh nuk e shpagua asnjëherë një dënim prej 10 vitesh dhe pretendojmë që të jetë më i gjatë”, tha ajo për EO.

Analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Amer Alija thotë për Ekonomia Online, se tani për tani se para gjyqësorit vendor janë duke u gjykuar 10 raste për krime lufte.

“Për momentin para gjyqësorit vendor janë duke u gjykuar 10 raste, gjatë këtij vitit dhe vitit të kaluar kemi pasur diku rreth 3 deri në 4 aktgjykime në shkallën e parë, javën e kaluar ka qenë aktgjykimi edhe kundër Zoran Vukotiqit, pra janë disa raste në proces e sipër, po ashtu janë edhe dy persona të akuzuar të cilët janë në hetime”.

4 prokurorë janë të angazhuar në departamentin për krimet e luftës, e që sipas Alijat duke marr për bazë numrin e viktimave nuk është i mjaftueshëm numri i prokurorëve.

“Në kuadër të departamentit për krimet e luftës janë të angazhuar katër prokurorë dhe unë mendoj se duke krahasuar me numrin e viktimave kur nuk mjafton numri i prokurorëve por duke parë në praktikë te ne nuk po shohim rezultate të mëdha të këtyre katër prokurorë dhe 1 ose 2 aktakuza janë ngritur nga prokurorët vendor prej kur janë trashëguar kompetencat”.

“Në kuadër të gjykatës Themelore janë krijuar Departamente Speciale, pra ne i kemi krijuar kapacitetet por nuk po kemi rezultate të kënaqshme”, theksoi ai.

Ndërsa, ai tregon se 41 persona janë dënuar për krime lufte nga gjyqësori vendor, ndërsa 67 të tjerë nga Tribunali i Hagës.

“Duke e krahasuar me misionin e UNMIK-ut me atë të EULEX-it , EULEXI ka pasur më shumë aktgjykime dënuese dhe ka dënuar më shumë persona se sa UNMIK, por për momentin i kemi 41 persona të dënuar për krimet e luftës nga gjyqësori vendor dhe ky numër është shumë i vogël në krahasim me viktimat të cilat kanë humbur jetën se kemi rreth 10 mijë viktima, dhe kemi vetëm 67 persona të dënuar nga Tribunali i Hagës”.

Tutje ai ka folur edhe për misionin e EULEX-it në Kosovë, derisa shtoi se kanë akuzuar më shumë shqiptar se sa serbë sa i përket krimeve të luftës.

“EULEX-i, por të gjitha misionet që kanë punuar në Kosovë kanë akuzuar më shumë shqiptar për arsye se me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës forcat ushtarake të Jugosllavisë janë larguar nga territori i Kosovës, dhe mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe atyre të Serbisë i pamundësohet prokurorëve që t’i bëjnë arrestimet në Serbi”.

Më shumë se 13.500 persona u vranë gjatë luftës më 1998-99 në Kosovë.

Tags: Krimet e luftesOJQQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Supë verore me miell misri

Postimi tjetër

25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra zbresin sot në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra zbresin sot në Kosovë

25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra zbresin sot në Kosovë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu