Kryetari aktual i Gjilanit Lutfi Haziri po synon që mos ta lëshojë këtë post edhe për 4 vite të tjera, përcjell InLajmi.
Ai sot zyrtarisht u kandidua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Konventën e Punës së LDK-së në Gjilan
Haziri ka thënë se partia e tij ka bërë gabime politike për të cilat duhet të kërkojë falje pas ndëshkimit që ka marrë, por u shpreh i bindur se LDK do të kthehet në pozitë më të fuqishme.
Tutje, Haziri ka thënë se do ta ketë një program shumë ambicioz për Gjilanin, me të cilin edhe vetë qytetarët do të jenë krenarë.
Ndryshe, Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan.Pas konfirmimit të kandidaturës ai është emocionohet, madje i kanë dal edhe lotët./InLajmi/