Rasti është konfirmuar edhe nga Policia në Prishtinë, të cilët kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për ta menaxhuar përhapjen e zjarrit dhe për ta shuar atë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, shkruan Lajmi.net.
Sipas Borovcit, policia aktualisht ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rastit.