Policia e Kosovës, në Gjakovë, dje ka arrestuar 2 persona, një kosovar dhe gruan e tij, shtetase e Zvicrës, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e tyre 24-orësh.
Ata akuzohen për vrasje në tentativë që ndodhi me 11 korrik të këtij viti.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tyre është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me 6 fishek.
Ndryshe, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Lidhur me rastin, më 16.07.2021 janë arrestuar 2 të dyshuar një mashkull Kosovar dhe bashkëshortja e tij femër shtetase Zviceranë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me 6 fishek. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/