Legjenda e Kombëtares së Italisë Fabio Cannavaro ka folur në një intervistë.
Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit italian Cannavaro ka dhënë mendimin e tij rreth Leo Messit dhe portierit të Kombëtares së Italisë
Sipas Cannavaros Messi meritLon ta fitoj Topin e Artë këtë vit.
“Ai është Nr.1 absolut dhe ai ishte protagonisti i një Copa America të shkëlqyer”, tha fillimisht ai për Tuttosport.
“Donnarumma është kampioni i vërtetë i këtij ekipi të Italisë, Unë jam i befasuar që, para Euros, dikush mendonte se ai ishte një portier mesatar. Nuk ka asgjë mesatare në Gigio, thjesht mendoni për qetësinë që ai ka në moshën e tij 22 vjet. Ai do të jetë portieri më i mirë për 10-15 vitet e ardhshme”, shtoi ai, përcjell Lajmi.net
“Jam shumë i lumtur që Giorgio Chiellini ngriti trofeun, ai ishte në tribuna për të parë Finalen e Kupës së Botës 2006 dhe unë gjithashtu luaja me të, unë me të vërtetë e respektoj Giorgion”, përfundoi Fabio Cannavaro.