Në Mitrovicë, dje një grua ka lajmëruar rastin në Polici se është sulmuar nga burri i saj, përcjell InLajmi.
Këta 2 ishin duke bashkëjetuar por që nuk kishin kurorë. Këtë e ka bërë me dije, Policia e Kosovës në raportin e tyre, 24-orësh.
Tutje, është njoftuar se viktima së bashku me foshnjën e saj është dërguar në familjen e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar tek familja e tij.
Është njoftuar po ashtu edhe mbrojtësi i viktimave, pasi viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Ndryshe, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë veri 15.07.2021 – 22:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga burri i saj, ata ishin duke bashkëjetuar pa kurorë. Viktima së bashku me foshnjën e saj është dërguar në familjen e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar tek familja e tij. Është njoftuar edhe mbrojtësi i viktimave, pasi viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/