Rasti i helmimit i rreth 1.500 qytetarëve të Deçanit, ditë më parë ka çuar në këmbë të madh e të vogël për t’ju gjendur pranë, përcjell InLajmi.
Por, ai i cili ka qenë në çdo moment afër deçanasve, padyshim se është kryetari i tyre, Bashkim Ramosaj i cili nuk ka shikuar orar por çdo herë i është gjendur pranë atyre.
Kjo, natyrishtë është dëshmuar përmes fotove e videove të shumta.
E, së fundmi, kryetari Ramosaj ka dhënë një porosi, përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka theksuar se Deçani do jetë siç e duan qytetarët e këtij vendi, jo si duan të tjerët që janë kundër këtij qyteti.
Postimi i plotë i tij:
Paq jemi! Skam mu nalë, pavarësisht çmimit!
Deçani do jetë siç e duam ne qytetarët e këtij vendi, jo si duan të tjerët që janë kundër këtij Qyteti./InLajmi/