Partia Socialdemokratike ka konfrimuar arrestimin e disa aktivistëve të kësaj partie, pas aksionit para Ministrisë së Drejtësisë për taksën e vendosur prej 5 eurove për regjistrimin e veturave, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij aktisioni PSD, kanë vendosur tiketa dhe shkrime mbi vetura me fjalën “zhvatës”.
Gjatë aksionit aktivistët dhe Policia e Kosovës janë përfshirë në një përleshje, dhe janë arrestuar Dardan Molliqaj kryetari i PSD-së, si dhe aktivistët, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.
Sipas PSD-së policia ka ndjekur urdhërat e Kurtit, ku kanë shkruar se me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton shefin e tyre.
Tutje nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve që sipas tyre është arrestim i padrejtë.
Postimi i plotë i tyre:
Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së.
Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton shefin e tyre. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.
Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë. /InLajmi/


















