Organizata Iniciativa për Progres ka mbajtur një konferencë për media mbi raportin “100 premtimet e Shpend Ahmetit”, ku sipas tyre nga 100 premtimet ka përmbushur vetëm 28 prej tyre, raporton InLajmi.
Qendrim Arifi nga INPO ka treguar se nga premtimet e tij 28 janë përmbush, 15 janë në gjysme dhe 34 ende të pa filluara.
“Secili premtim është kategorizuar në katër pjesë. Fusha e parë nga 12 premtime janë përmbushur 4 premtime dhe nuk kanë filluar 3 nga to. Premtimi Kartela e Prishtinës, Rregullorja për Taksi. Premtimet e përmbushura janë Shtegu i Biçikletave në Gërmi dhe miratimi i rregullores për parkingjet”.
“Fusha e 7 zhvillim në çdo cep janë 6 premtime janë realizuar 3 për 2 të tjera nuk është bërë asgjë. Nga 100 premtimet gjithsej kanë përmbushur vetëm 28 premtime, prej 15 prej tyre janë gjysmë të përmbushura 34 prej tyre janë të filluara, ndërsa 23 premtime nuk është ndërmarr asnjë masë e vogël”.
Në këtë konferencë ka folur edhe Diell Haxhimusa ku ka thënë se secila fushatë përmban premtime që numri i përgjithshëm është 100.
“Kryetari i Komunës gjatë fushatës ka premtuar 100 premtime që i ka ndarë në 10-të fusha. Secila fushë përmban premtime të veçanta dhe numri i tyre është 100”./InLajmi/