Eliza Hoxha, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër sjelljen e Policisë ndaj anëtarëve të PSD-së, përcjell InLajmi.
Sipas saj për të protestuar, për mos t’u pajtuar me diçka, është e drejtë themelore demokratike e gjithësecilit.
“Aq sa është e rëndësishme me u mbajtë rendi publik e me u respekti ligji.
Por këso lloj imazhesh e përdorimi i tillë i dhunës nga policia e Kosovës janë tepri pikërisht për rendin demokratik.
E kur ja shton dimensionin gjinor kjo bëhet edhe më e shëmtuar”, ka shkruar Hoxha, në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i saj:
Mos me u pajtu, me protestu, me demonstru paknaqësinë është e drejt themelore demokratike.
Aq sa është e rëndësishme me u mbajtë rendi publik e me u respekti ligji.
Por këso lloj imazhesh e përdorimi i tillë i dhunës nga policia e Kosovës janë tepri pikërisht për rendin demokratik.
E kur ja shton dimensionin gjinor kjo bëhet edhe më e shëmtuar./InLajmi/