Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar ndaj arrestimeve të anëtarëve të PSD-së, për aksionin që patën sot kundër vendosjes së taksës prej 5 euro për regjistrimin e veturave, përcjell InLajmi.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj Facebook, lidhur me këtë rast ka thënë se ndjehet e indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje.

Ndërsa reagimet, sjelljet e zyrtarëve policorë, sipas saj janë të papapranueshme.
Postimi i plotë i saj:
E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje sot.
Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm.
E di që shumica dërrmuese e pjestarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra profesionistë të cilët i shërbejnë shtetit me nder.
Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.
Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje./InLajmi/





















