Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është duke kryer vizitë zyrtare në Shqipëri, ku gjatë saj është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, përcjell InLajmi.
Në takim me Abazoviq, Presidenti Meta ka theksuar domosdoshmërine e përfaqësimit më të drejtë dhe përfshirës të shqiptarëve në të gjitha institucionet e Malit të Zi.
“Kënaqësi të takoja sot Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi. I lumtur të shprehnim vullnetin e përbashkët mbi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes 2 vendeve dhe popujve tanë, në të gjitha fushat. Theksova domosdoshmërinë e përfaqësimit më të drejtë dhe përfshirës të shqiptarëve në të gjitha institucionet e Malit të Zi, si dhe nevojën për mbështetjen e projekteve infrastrukturore të zonave ku ata banojnë. Shumë krenar për kontributin e vyer dhe të vazhdueshëm të shqiptarëve në mbështetjen e Pavarësisë së Malit të Zi dhe integrimit të plotë të tij euroatlantik”, ka thënë Meta.
https://twitter.com/ilirmetazyrtar/status/1416001536442966016
Nga ana tjetër Kryeministri Rama ka thënë se ka pasur dakordësi gjatë takimit me Abazoviq.
“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, ka thënë Rama. /InLajmi/


















