Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë nga Prishtina, pas një mos marrëveshja ka sulmuar fizikisht konduktorin e autobusit, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë viktima ka pranuar tretmanmjekësor dhe në lidhje me këtë rast prokurori i shtetit ka rekomanduar që të dyshuarin pas intervistimit të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë (NN) 14.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /InLajmi/