Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë 2 ditëve të ardhshme, përcjell InLajmi.
Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave./InLajmi/