Gazetarja Kimete Berisha pas “telashe” që ka pasur me Facebook, përsëri i është rikthyer postimeve të saja në rrjetet sociale, përcjell InLajmi.
Kësaj here, ajo ka shkruar për taksën e re, prej 5 eurosh nga Qeveria e Kosovës, për regjistrimin e automjeteve.
Ajo ka nisur postimin me citimin e ministrit Hysen Durmishi, ku sipas tij, ‘ hajninë me ‘tiketa ngjitëse’ në vetura e kanë gjetur të gatshme, ata veç e kanë nënshkruar kontratën e hajnisë’.
Tutje, ajo ka theksuar se më herët kjo Qeveri ka kritikuar Edi Rama për vendosjen e takës prej 5 eurosh në autostradë, derisa tash e njëjta i është vënë qytetarëve në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
Hajnat e rinj!
Hysen Durmishi ka thënë se hajninë me ‘tiketa ngjitëse’ në vetura e kanë gjetur të gatshme, ata veç e kanë nënshkruar kontratën e hajnisë.
Se ideja për t’i vjedhur shqiptarët duke ua vënë në veturë nga një tiketë absulutisht të panevojshme ka qenë ide burimore e Ramushit.
Idetë e mira i përvetësojnë, qeveria Kurti tash Ramushin e shfrytëzojnë si frymëzim për të vjedhur qytetarët në mënyrë kreative, ama pak të pamëshirshme!
I thonë hajni, por megjithatë ti e merr një tiketë për 5 euro që t’i vjedh shteti.
As në ‘Ocean’s Tëelve’ nuk vjedhin më me shije sesa në qeverinë e Albin Kurtit.
Hajdutëri do t’i thuhej nëse hajnat e Kurtit t’i vjedhin 5 euro e nuk ta japin tiketën!
Por këta ta japin tiketën!
Tiketën Gucci!
Hajni i Madh ua tregon rrugën hajnave të vegjël!
Ramushi është inspirim i hajnisë për qeverinë Kurti!
E kritikuan Edi Ramën për tarifën 5 euro ndaj shqiptarëve të Kosovës, e tani e kanë përvetësuar mënyrën më të shëmtuar për të na vjedhur direkt, pa ndihmën e askujt!
Edi Ramën e xhelozuan pse ai i pari u kujtua të na vjedh, pa u lodhur, me lezet.
Pse të na vjedh Edi Rama, atij nuk i takon të na vjedh.
Këtyre u takon!
Duhet të ruhet e drejta autoriale e idesë për të vjedhur shqiptarët me tiketa!
Por qeveria Kurti edhe hajninë e ka plagjiat!
I vjedh edhe idetë e hajnisë!
Ata të qeverive të kaluara ishin vetëm hajna, e kjo qeveri është edhe hajneshë e ideve (të hajnisë)
Këta janë hajna të rinj, prandaj i kemi punët keq.
Ne nuk kemi ndërruar qeveri, ne veç i kemi ndërruar hajnat.
Prodigy e hajnave taze!
P.S. ‘Kur grabitësi qesh, ka vjedhur diçka prej hajnit’
– Ëilliam Shakespeare. /InLajmi/