
I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti, ka mirëpritur ekipin olimpik të xhudos në Tokio, përcjell InLajmi.

Ekipi kosovar i është nënshtruar fillimisht testit të koronavirusit ku të gjithë pjesëmarrësit kanë dalë negativ.

Ndërsa, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos.
Ai u uroi fat pjesëmarrësve dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos. Ekipi pas përgatitjeve me datë 21 Korrik do të transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio./InLajmi/
