Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka arsyetuar vonesen e kryeministrit Albin Kurti për reagimin e tij për gjendjen e të helmuarve në Deçan, përcjell InLajmi.
Që nga dita e shtune gjendja me të helmuarit në Deçan ka filluar që të keqësohet, ndërsa nga kryeministri Albin Kurti nuk kemi parë ndonjë reagim qtsh ditën e marte.
Për ketë opozita dhe shoqëria civile ka reaguar në mënyrë të ashpër për vonesën e kryeministrit.
Nga Qeveria e Kosovës, Përpraim Kryeziu ka thënë se pas takimeve të mbajtura të Kurtit në Greqi ka biseduar menjëherë me kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj duke u interesuar për gjendjen e të helmuarve.
Gjithashtu ka treguar se Kurti është duke marrë pjesë për të 4-ërt herë me radhë dhe se ne Deçan janë ministrat nga kabinteti i tij që po e shikojnë nga afër gjendjen.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të 2 konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.
Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë. Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI.
Sivjet është hera e 4-ërt që kryeministri Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar, sikurse sivjet, simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori.
Postimet nga pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në vitet e kaluara mund t’i shihni këtu:
https://ëëë.facebook.com/albini2017/posts/927956037704281
https://ëëë.facebook.com/albini2017/posts/641782839654937
https://ëëë.facebook.com/albini2017/posts/402236570276233
Gjatë qëndrimit në dy konferenca atje, kryeministri Kurti zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe politikë, sikurse ai me kryeministrin e Greqisë, z. Mitsotakis, ministrin e Punëve të Jashtëm, z. Dendias, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, z.Panagiotopoulos dhe liderin e opozitës, z. Tsipras, si dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, z. Schinas dhe politikanë e diplomatë nga rajoni dhe bota.
Pas takimit të djeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, z.Dendias, kryeministri Kurti ka biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Ramosaj dhe me ministrin e Shëndetësisë, z.Vitia më të cilin bisedoi gjersa ai po qëndronte në Deçan. Dje në Deçan ishin edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj.
Të helmuarve ju dëshirojmë edhe njëherë shërim të shpejtë. Po bëjmë gjithçka me të gjitha mundësitë, që së bashku të tejkalojmë këtë gjendje. /InLajmi/