Ambasada Amerikane në Kosovës ka bërë të ditur se Komanda Ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka ndarë 190.000 dollarë për fuqizimin e FSK-së, përcjell InLajmi.
Me këtë donacion do të bëhet sistemi i zbulimit me rreze X dhe pajisje të tjera.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasa e Amerikës në Twitter.
Postimi i plotë i tyre:
Duke e fuqizuar FSK-në për t’i mbrojtur më mirë të gjithë kosovarët, javën e kaluar, duke iu falënderuar Komandës Ushtarake të SHBA-së në Evropë, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhuroi donacion prej mbi 190.000 dollarësh të sistemeve të zbulimit me rreze X dhe pajisje të tjera, përderisa i ka trajnuar pjesëtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së për përdorim të duhur të këtyre sistemeve. /InLajmi/
https://twitter.com/USEmbPristina/status/1415224571796545541