Në mbledhjen e mbajtur sot nga Qeveria e Kosovës, është bërë e ditu se janë ndarë 1.3 milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi, raporton InLajmi.
Propozim-vendimin për këtë kompensim e ka paraqitur ministri i Bujqësisë Faton Peci.
“Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro”.
Në këtë mbledhje janë miratuar edhe 2 themelime të Task-Forcave
“Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore”, thuhet në njoftim./InLajmi/