Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, para disa ditëve kanë ngritur kërkesa në drejtim të Ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe të cilët nuk kanë pranuar asnjë përgjigje lidhur me këtë, kane vazhduar grevën e pezulluar, raporton InLajmin.
Greva ka filluar nga sot, nga ora 09:00 deri 12:00, kështu duke ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Nga Sindikata e Punëtorëve të ATK-së, kanë drejtuar kërkesa më lidhje me kushtet e punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës si dhe kompensimet tjera të shpenzimeve. /InLajmi/