Më herët në kryeqytet, gjegjësisht në rrugën “Astrit Rrushi”, u raportua se pati të shtëna me armë zjarri, përcjell InLajmi.
Ndërkohë, përsëri në Prishtinë, në një rrugë tjetër u raportua se pati të shtëna. Bëhet fjalë për rrugën “Gjon Serreçi”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Borovci.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur një hetim”, ka thënë ai./InLajmi/