Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën zotin Tatsuya Machida, përcjell InLajmi.
Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.
Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.
Zëvendës ambasadori i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në në fushat me interes të përbashkët, posaçërisht në fushën e kërkim-shpëtimit./InLajmi/