Bashkimi Evropian ka prezantuar legjislacionin për ndryshimin e klimës që synon ta shtyjë BE-në drejt qëllimit për t’u bërë neutral i karbonit deri në vitin 2050, transmeton InLajmi.
BE ka njoftuar dhjetëra projekt propozime, të cilat presin të miratohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamenti i BE-së.
Në këto projekte përfshihen plane për të taksuar karburantin e avionëve dhe në mënyrë efektive të ndalohet shitja e makinave me benzinë dhe naftë brenda 20 viteve.
Megjithatë, ka të ngjarë që për këto propozime të mbahen muaj me negociata.
“Ne do të kërkojmë shumë nga qytetarët tanë,” tha shefi i politikës së klimës në BE, Frans Timmermans. “Ne gjithashtu do të kërkojmë shumë nga industritë tona, por ne e bëjmë atë për një arsye të mirë. Ne e bëjmë atë për t’i dhënë njerëzimit një shans luftimi.”
Sipas Reuters, këto plane kanë shkaktuar konflikte serioze në Komisionin Evropian, e po ashtu priten kundërshtime nga disa udhëheqës të industirsë që mbështesin linjat ajrore dhe prodhuesit e automjeteve.

Një diplomat i BE-së, tha se suksesi i paketës do të mbështetet në aftësinë e tij për të qenë realist dhe shoqërisht i drejtë, ndërsa gjithashtu e cilësoi si diçka që nuk destabilizon ekonominë./InLajmi/