Më shumë se 1 milionë persona kanë firmosur një peticion, ku kërkojnë që njerëzit që ofendojnë futbollistët për shkak të racës t’u ndalet hyrja në stadiume përjetë.
Në Angli ka nisur një debat i gjerë pas abuzimeve raciste ndaj 3 futbollistëve me ngjyrë të kombëtares, të cilët gabuan nga pika e bardhë e 11 metërshit në finalen e Euro 2020 kundër Italisë.
Marcus Rashford, Bukajo Saka dhe Jadon Sancho përjetuan abuzime dhe ofendime në rrjetet sociale pasi “3 luanët” humbën finalen ndaj “të kaltërve” në stadiumin “Uembli”.
Por reagimi i njerëzve ishte i fortë e gjithashtu personazhet publikë e futbollistët nga i gjithë kontinenti, e dënuan këtë sjellje, e po ashtu e kanë mbështetur këtë fushatë, shkruan tvklan.al.
Ata duan që dënimi të jetë ekzemplar; kush ofendon për shkak të racës, gjithë jetën të mos futet ne ndeshjet e futbollit në Angli. Edhe figurat politike në vend kanë dënuar fort këtë sjellje dhe janë zotuar që ta çrrënjosin këtë fenomen shqetësues nga shoqëria angleze.