Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar për situatën e krijuar në Deçan pas helmimeve të qytetarëve, përcjell InLajmi.
Zemaj është shprehur se shpallja e gjendjes emergjente do të ishte veprim i duhur në një kohë si kjo, ndërsa ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës kanë pasur mungesë të përkrahjes dhe zbatimit praktik i situatave emergjente.
Ai ka thënë se po e ndjek me shqetësim gjithë gjendjen dhe se Qeveria duhet ta dëshmojë vetën përtej deklaratave.
Postimi i plotë i tij:
Që nga rastet e para të dyshuara për helmim, jemi në dijeni dhe jemi duke përcjellur me shqetësim situatën, deri te dita e sotme të shtimit enorm të rasteve të reja.
Situata në fshatrat e Deçanit nuk është e mirë dhe shpallja e Gjendjes emergjente është me vend.
Së bashku me znj. Dobrunaj, në takim me kryetarin Ramosaj, kemi shprehur solidaritet me përkushtimin e tij.
Ëdhtë për habi dhe shqetësim mungesa e përkrahjes dhe zbatimi praktik i situatave emergjente nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës.
Në situatën të cilën gjinden qytetarët e Deçanit, të infektuarit, personeli shëndetësor, Qeveria duhet të veprojë me tërë mekanizmat për ta zbuluar edhe shkakun e helmimit, dhe të merret me pasojat si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Qytetarët e komunës së Deçanit dhe kryetari Ramosaj nuk mund të lihet vetëm sa i përket kapaciteteve, furnizimeve me barna, pajisje dhe personel shëndetësor.
Kosova është një, në çdo situatë, aq më parë në emergjenca. Qeveria duhet ta dëshmojë veten përtej deklaratave!/InLajmi/