Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Deçan, raporton InLajmi.
Vitia është takuar më kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, ku më pas është deklaruar se 2 vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit në Deçan, nuk kanë të bëjnë me helmimet që kanë ndodhur në këtë komunë.
“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësues. Pa asnjë rast fatal deri më tani, 2 rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë Vitia.
Ministri i Shëndetësisë, është takuar edhe me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, dhe kanë hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet./InLajmi/




















