Në mesin e shumë fytyrave publike, këngëtarëve që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit është edhe Shyhrete Behluli, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bë me dije përmes rrjeteve sociale vet ajo, derisa ka postuar edhe një fotografi teksa vaksinohet, gjë që shihet duke buzëqeshur.
Ndërkohë, përbri fotografisë ajo tha se ka marrë dozën e parë të vaksinës, derisa tutje shtoi se e ka hequr gajle.
Ndryshe, pasi që ka marrë vaksinën, Behluli duket se ka shijuar kohën me njerëz të dashur të saj, gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes fotografive./InLajmi/