Gazetari Valon Syla, e ka komentuar menaxhimin e situatës së të helmuarve në Deçan, ku janë më se 1.500 sosh, duke lënë të nënkuptohet se Qeveria Kurti ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë.
Syla, tha se ka pritur nga kryeministri Kurti që së paku të bashkëndjejë me qytetarët e Deçanit, teksa e ka parë alarmante numrin e të helmuarve.
“Këso raste ku ka tragjedi në masë është mire që së paku të bashkëndjej me qytetarët e Deçanit. 1.500 persona të helmuar është shumë alarmante, për çka unë besoj që faktori njëri është më shumë fajtor sesa qeveria. Qeveria Kurti është mësuar të dalë në ‘Facebook’ dhe kur po del një ngjarje ku duhet të tregojnë menaxhment, së paku hetim, ndihmë, këta bëhen si pa kry. Ministrat e dikastereve përgjegjëse thanë se do shkojmë nesër dhe e bonën si të shkojnë në Maqedoni Veriore”, ka shtuar tutje Syla në T7
Ndërkaq, ai ka kritikuar, siç i quan ai, teoritë konspirative, se qytetarët janë helmuar nga Manastiri i Deçanit.
Për këtë, Syla ka thënë se në mënyrë që t’i shuajë këto zëra do duhej të fillohej hetimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, si dhe t’u ofrojë barnat e nevojshme pacientëve në QMF-në e Deçanit.