Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Gjakova gjatë ditës së hënë, rreth orës 14:50 ka rënë nga lartësia prej 2 metrave në vendin e punës, përcjell InLajmi.
Tutje në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se burri nga Gjakova ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor, ku më pas është liruar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjakovë 12.07.2021 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, është rrezuar nga një lartësi prej 2 m dhe ka pësuar lëndime trupor. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. /InLajmi/