Natyra Kuçi nga PSD-ja ka reaguar ndaj helmimit të më shumë se 800 qytearët të Deçanit të cilët kanë përfunduar duke pritur nëpër spitale, përcjell InLajmi
Kuçi ka shkruar se ky rast është një skandal i tmerrshëm që po i mungonë vemendja e pushtetit qrndror.
Anëtarja e PSD-së ka kërkuar që menjëherë të ketë reagime të qeverisë në mënyrë që të gjindet përgjegjësi për këto helmime.
Postimi i saj i plotë:
Mbi 800 qytetarë të Deçanit helmohen e përfundojnë duke pritur nëpër spitale. Ky është skandal i tmerrshëm të cilit, për fatkeqësi të këtyre qytetarëve, po i mungon vëmendja nga pushteti qendror. A kanë vendosur që popull ta shohin vetëm votuesin e tyre, edhe nëse kjo i bjen që 800 veta të vdesin?
Kërkojmë reagimin e menjëhershëm të qeverisë në mënyrë që të gjindet përgjegjësi për këto helmime. Këta njerëz nuk mund të presin më. /InLajmi/