Komuna e Deçanit pas gjendjes së krijuar ku rreth 900 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji ka vendosur që të shpallë gjendje emergjente, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj ku ka publikuar vendimet të cilat janë marrë pas mbledhjes së mabjtur me shtabin emergjt të kësaj komune.
Në këtë vendim thuhet se të gjitha institucionet në nivel lokal obligohen për Ngritjen e Gatishmërisë për Menagjimin e kësaj situate Emergjente e ndodh pas helmimit të fundit.
Tutje në këtë vendim shkruhet se të gjitha intituvionet obligohen qe të punojnë me kapacitete të plota. /InLajmi/