Lidhur me ngjarjen mjaftë të rëndë që po preukupohet Komuna e Deçanit këto ditë, pra, dyshimin për helmimin e diku 1500 qytetarëve nga uji, ka reaguar edhe gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, përcjell InLajmi.
Ai ka krahasuar ngjarjet në fillim të pandemisë në vendin tonë, kur për 10 raste të vdekjeve menjëherë mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare, derisa tash nuk ka veprime por vetëm shfajësime të politikanëve në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
Përpara, 10 të prekur me koronavirus – mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Tash, 2 të vdekur dhe 1500 të helmuar në Deçan – politikanët mjaftohen me (sh)fajësime në rrjete sociale!
Si nuk qëlloi fushatë zgjedhore se do të shtyheshin kush i pari të ishte në Deçan!/InLajmi/