Ish-Kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar pas situatës së krijuar në komunën e Deçanit nga helmimi, përcjell InLajmi.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka uruar shërim të shpejtë për të helmuarit, ndërkohë ka thënë se duhet marrë masa të shpejta.
Ai shtoi se është e çuditshme që kanë kaluar 3 ditë dhe akoma nuk ka ndonjë raport zyrtar mbi shkakun e helmimit.
Postimi i tij i plotë:
Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë.
E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhezime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë.
Duhen masa të shpejta:
- Duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinare për të trajtuar me urgjencë të prekurit.
- Duhet urgjentisht të ngritet një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit./InLajmi/