Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka arritur në qytetin e Deçanit për të i vizituar qytetarët e helmuar, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj kanë shikuar nga afër gjendjen e pacientëve, përcjell InLajmi.
Shefja e Kabinetit të Kryetari të Komunës së Deçanit, Dafina Cacaj ka bërë të ditur për Gazetën Inlajmi, se ministri i Shëndetësisë ka arritur në Deçan dhe është duke mbajtur mbledhje me kryetarin Ramosaj si dhe shtabin emergjent.
“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, para disa minutave ka arritur në Deçan dhe është duke mbajtur mbledhje me kryetarin Bashkim Ramosaj si dhe me shtabin emergjent. Të cilët janë duke e informuar ministrin Vitia për gjendjen e qytetarëve deçanas që po kalojnë tash e 3 ditë”, ka thënë Cacaj për InLajmi.
Kujtojmë se që nga dita e shtunë qytetarët e Deçanit janë përballur me një helmim i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga uji. Gjithashtu kryetari Ramosaj para disa orëve ka shpallur gjendje emergjente në të gjithë territorin e kësaj komune. /InLajmi/