I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon t‘i vizitojë nga afër që nga fillimi qytetarët të cilët po dyshohet se u helmuan nga uji në Deçan, përcjell InLajmi.
Haradinaj, tha se dje ka qenë situata më e rënduar përdallim nga sot, ndërsa kërkoi nga organet kompetente, përveç Komunës së Deçanit, personelit shëndetësorë, të veprojnë më shpejtë dhe të gjejnë shkakun e kësaj që ka ndodhur.
Tutje Haradinaj bëri apel nga krerët institucionalë që përveç vizitave, e fjalëve, të ndërmarrin masa që t‘ju ndihmojnë qytetarëve me barna sepse të gjitha po i blejnë vet./InLajmi/