Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, si kryemashtruesi i Kosovës, kjo që sipas tij a më përpara ka shkuar në Norvegji se në Deçan, përcjell InLajmi.

Gjoshi ka shkruar se kryeministri Kurti ka humbur dhe nuk po shkon të i vizitojë qytetarët e Deçan, ku qindra prej tyre janë helmuar, sipas Gjoshit, Kurti duhet të shkojë dhe ta sho gjendjen nga afër në spitalin e këtij qyteti.

Tutje Gjoshi ka shkruar për Kurti, se që nga dita që ka hipur në xhipin e zi i ka harruar njërzit e thjesht dhe të varfër.
Postimi i plotë i tij:
KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN
Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.
Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.
Por, jo!
Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.
Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve. /InLajmi/




















