Lidhur me dyshimin se janë helmuar nga uji rreth 1500 qytetarë të Komunës së Deçanit ka reaguar së fundmi edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, përcjell InLajmi.
Në këtë ngjarje të rëndë në Deçan sipas Gashit po mungon shteti. Ai në një psotim në llogarinë e tij Facebook, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk i ka prioritet qytetarët e vet.
Madje ironiozoi, duke thënë se Kurti më shumë se një javë po merret me disa punë interesante në Greqi.
Postimi i plotë i tij:
Në Deçan po mungon shteti, kjo mungesë e shtetit është sepse kryeministri i vendit nuk i ka prioritet qytetarët e vet.
Është duke u marr me do punë interesante ne Greqi për më shumë se një javë!!!!/InLajmi/