Qyteti i Deçanit vazhdon të ketë ende gjendje të rëndë sa i përketë të helmuarve. Si pasojë e kësaj numri vetëm vazhdon të rritet, shkruan InLajmi.
Drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për Gazetën InLajmi se gjendja e pacientëve është stabile dhe se numri i të infektuarve ka shkuar në 1.500.
“Gjendja është nënkontroll, 90% të pacientëve kanë marrë nihma mjekësor, 24 pacientë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, deri më tani numri i te helmuarve ka shkuar në 1.500. Kryesisht gjendja e pacientëve është mirë” , ka thënë Berisha për InLajmi.
Komuna e Deçanit ka 4 ditë që është duke u përballur me këtë helmim, ku në fill është dyshuar që ka ardhur nga uji. /InLajmi/