Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka drejtuar kritika drejtë Qeverisë, përkatësisht ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, lidhur me situatën e helmimeve në Deçan, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe Ministrinë duke thënë se janë vonuar në reagim ndaj situatës në Komunën e Deçanit. Ai po ashtu ka ftuar organet kompetente për një hetim të detajuar për të zbuluar shkakun e helmimit.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë gjithë kohës isha në kontakt me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe institucionet relevante, për t’u informuar mbi gjendjen e krijuar tash e sa ditë në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes. Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente. Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv. Qytetarëve të prekur u dëshiroj shërim sa më të shpejtë./InLajmi/