Google është dënuar me një gjobë prej pothuajse 500 milionë euro, nga autoriteti i konkurrencës së Francës, transmeton InLajmi.
Nga autoriteti francez u tha se Google ka dështuar për të negociuar me mirëbesim me organizatat e lajmeve mbi përdorimin e përmbajtjes së tyre.
Kompania Google u akuzua që nuk e ka marrë seriozisht urdhërin për të bërë këto negociata.
Ndërsa, në një reagim për BBC-në, nga Google u tha se ky vendim i Francës ka injoruar përpjekjet për të arritur një marrëveshje.
Kjo gjobë, është përleshja më fundit në betejën globale për të drejtat e autorit midis firmave të teknologjisë dhe organizatave të lajmeve.
Vitin e kaluar, autoriteti francez i konkurrencës urdhëroi që Google duhet të negociojë marrëveshje me organizatat e lajmeve për të treguar ekstrakte artikujsh në rezultatet e kërkimit, lajme dhe shërbime të tjera.
Sipas këtij autoriteti Google u gjobit sepse nuk arriti ta bënte këtë./InLajmi/