Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi i tij do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor (Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore).
Ai bëri të ditur diçka të tillë, , gjatë një vizite në Neë York, ku vizitoi selinë e Kombeve të Bashkuara dhe foli për pasojat e pandemisë.
“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe ta mbështesim njëri-tjetrin. Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, deklaroi kancelari Kurz, për mediumin austriak Heute.at
Siç tha ai, masat epidemiologjike do të shtrëngohen në Austri vetëm nëse është e nevojshme, përcjell Telegrafi.
Shteti austriak heren e fundit ka ndarë 600 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor.