Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë thirrje për personat e zhvendosur nga lufta që të rikthehen në shtëpitë e tyre, përcjell Inlajmi.
Ambasada u është drejtuar institucioneve të vendit që të angazhohen në mënyrë që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpi, duke thënë se ministrat dhe kryetarët e komunave duhet të lënë anash politikën dhe të sigurohen që kosovarët të gëzojnë paqe e siguri, pa frikë në vendin e tyre.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash, ju lutemi lëreni politikën anash e bashkëpunoni për t’u siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi./InLajmi/