Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar publikun se drejtori i saj, Naser Ramadani është vaksinuar sot kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Instituti i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur veten, familjen edhe të afërmit, kundër koronavirusit.
Në njoftimin e Institutit kanë thënë se të gjitha vaksinat në Kosovë janë të sigurta.
Postimi i plotë i IKSHPK-së:
Qytetarë të nderuar!
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Dr. Assoc. Naser Ramadani sot u vaksinua kundër COVID-19.
Vaksinohuni edhe Ju!
- Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.
- Të gjitha Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe të gjitha të APROVUARA nga EMA dhe FDA (Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane)
- Vaksinohuni për shëndet tani!
- Beteja fitohet vetëm me vaksinim!
#vaksinohu
#Bashkëiadalim /InLajmi/