Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marr për bazë kërkesat e tyre, nesër do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatimpaguesit, përcjell InLajmi.
Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.
Ndryshe, greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.
Ky është njoftimi i tyre i plotë:
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.
Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.
Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:
- Krijimi i kushteve të punës;
- Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;
- Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),
Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë./InLajmi/