Ekipit që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike u është dorëzuar flamuri shtetëror.
Këtë dorëzim e ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Në skenë u ngjit Presidentja e më pas edhe ekipi të cilit do t’i bëhej dorëzimi i flamurit.
Ajo ia dhuroi flamurin kapitenes se ekipit, Majlinda Kelmendit, ku kjo ceremoni u përcoll me duartrokitje të gjata, përcjell KlanKosova
Aty u ngjit edhe kampioni ndërkombëtar i hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani si dhe trajneri i xhudos Driton Kuka.