Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi që ky i fundit para pak minutave ka publikuar në rrjetin social Facebook raportin për takimin në Bruksel me Serbinë, përcjell InLajmi.

Në këtë rast Cakolli ka thënë se raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale.


Ai gjithashtu ka thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari.
Postimi i plotë i tij:
Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale.
Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari! /InLajmi/



















