Bes Kallaku, aktori, këngëtari i njohur, së fundmi ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar vajzën e tij, Ajkën, në 3-vjetorin e lindjes, përcjell InLajmi.
“3 vite nga dita e lindjes tënde, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njëherësh me ty në jetë pasi jeta dhe fryma morën kuptim atë ditë, pikërisht. 3 vite në hirin e plotë të dashurisë“, ka shkruar Kallaku.
Ndryshe, përbri urimit dhe fotografisë së bukur të së bijës që e ka publikuar në Instagram aktori Kallaku, kanë ardhur edhe shumë urime, në theks të veçantë nga fytyrat publike.
Postimi i plotë i tij:
3 vite nga dita e lindjes tende, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma moren kuptim ate dite, pikerisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurise! @xhensilamyrtezaj
/InLajmi/