Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër kosovare me shtetësi Gjermane ka vjedhur1.800 nga një burrë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë gjatë datës së 3 Korrikut.
E dyshuara është kapur nga Policia e Kosovës ditën e diele me 11 Korrik dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.07.2021 – 18:05. Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër K/me shtetësi Gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1800 euro nga viktima mashkull kosovar. me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /InLajmi/

















