Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell InLajmi.
Nga policia është bërë e ditur se në këtë aksident janë përfshirë 2 kamiona transportues dhe 1 veturë, ndërsa dyshohet për 4 të lënduar.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, e ka konfirmuar rastin për gazetën InLajmi, duke thënë se menjëherë pas njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë./InLajmi/