Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 19:30 fillon faza e 3 e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, përcjell InLajmi
Sipas njoftimit, dezinsektimi fillon nga lagjet Aktash, Parku i qytetit, Qyteteza Pejton, Lakrishte, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe Mramor.
Ndërsa vazhdon sipas orarit të prezantuar si më poshtë në lagjet e tjera.Ky proces pritet të përfundojë më 6 korrik.
Postimi i plotë i Komunës:
FAZA III E DEZINSEKTIMIT HAPËSINOR!
Të dashur qytetarë, nesër me 12 korrik 2021, duke filluar nga ora 19:30, fillon edhe faza e tretë e dezinsektimit hapësinor. Dy fazët e para janë realizuar me sukses falë bashkëpunimit tuaj, andaj shpresojmë në bashkëpunim edhe këtë herë.
Shihni orarin e dezinsektimit, sipas datave dhe lagjeve, në fotografinë e mëposhtme.
Ju faleminderit!
#prishtina💙./InLajmi/